Zahidja!

te-rinjte-dhe-dashuria-3

Nga: Samet ZAGRADI

Zahides , një vajzë nga fshati i del e drejta për studime në Tiranë e gëzim më të madh për të nuk kishte. Ajo do të studionte për shkenca komunikimi shtysë kjo nga dëshira e mësueses së saj të letërsisë. Gjimnazin me nota mesatare, tek tuk ndonjë dhjetë e mbaroi dhe synimet e saj  u drejtuan diku më tutje. Ajo ishte një vajzë e thjeshtë, e dashur dhe të gjithë fshati bënte be në të. Vishej thjeshtë, sillej mirë me të gjithë dhe e ndrojtur në të shumtën e rasteve. Ishte fëmija e dytë e një familje të vogël hallexhie, me nënën e papunë dhe babain e saj ustah që me ditë të numëruara punonte gjatë një viti. Mezi jetonin në një shtëpi vogël, me një pencion koperative të gjyshit  të saj që i kishte premtuar se lekët do jepte kur të niste universitetit.  Në Tiranë kishte dajat e një në dy vera ajo shkonte dy tri netë me nënën e saj të cilën e kishte pikë të dobët. Dita e saj e zakonshme, sic do ditë në qytetin e saj të vogël ishte segmenti nga shkolla në shtëpi e anasjelltas, përvec të mërkurës dhe të premtes që me lejen e të atit ndiqte një kurs anglishteje. Atë e donin të gjithë dhe nuk kishin munguar as shkesit për me e lyp për nuse por prindërit këmbëngulnin që ta shkollonin e ti jepnin një drejtim të duhur për jetën e saj.

Tetori e gjeti Zahiden rrugëve të Qytetit Studenti që bashkë me të atin e saj endeshin të gjenin shtëpi që ajo të qëndronte. Natën e kalonin tek daja e saj dhe ditën vraponin drejt godinave derisa më në fund u sistemua. Ndarja me babain e saj ishte e vështirë aq sa javët e para në jetën e saj të re. Nuk ishte mësuar me jetesën në metropol. Nuk dinte rrugët, ngatërronte urbanët dhe malli për familjen vazhdonte të shtohej. Ajo nuk kishte ikur kurrë aq larg familjes së saj. Dalngadalë , Zahidja ambjentohet dhe fillon të miqësohet me njerëz të rinj. Daljet dita ditës bëhen më të shpeshta duke ndryshuar deri diku rutinën e saj. Jeta e saj dukej sikur po ndryshonte në shumë mënyra. Nuk kishte më kontrollin e të atit, fjalët e gjyshit, kujdesin e tepruar të nënës  apo fjalët e botës. Atje ndihej e cliruar dhe mund të takonte lirisht një shok nga fshati apo disa kushëri pa frikën se ata do ta gjykonin.  Tirana një vend ndryshe nga ku ajo ishte mësuar të jetonte.

Zahidja dukej se kishte rilindur. Tashmë ajo ishte vetë zotruese e vetes dhe e kohës së saj. E mësuar në varfëri pak para e tundonin shumë, saqë ky tundim filloi të ndryshojë dalë ngadalë karakterin e saj. Cdo ditë ndodhte dicka e re  për të. Nuk e kontrollonte më kush sic ishte mësuar dhe gjithmonë ishte në kërkim të gjërave të reja. Pas gjashtë muajsh studime në Tiranë për herë të parë në jetën e saj guxon të ndryshojë lukun, duke pasuar më pas në ndryshime drastike që as nëna e saj ndoshta nuk do ta kishte njohur. Udhëtimet e saj në vendlindje sa vijnë e bëhen më të rralla dhe sa herë që vinte  gjithmonë grindej dhe kthehej në Tiranë pa folur me familjarët e saj. Pencioni i gjyshit të saj bashkë me kredinë e butë që i ati e mori për shkollimin nuk mjaftonin për të plotësuar lukset që Zahidja  kohët e fundit kishte kijuar në mëndjen e saj.

Asaj nuk i pëlqenin më shumë gjëra. Kritikat e prindërve, paragjykimet e një vendi të vogël, kthimi në vendlindje, shoqëria që ka pasur madje edhe emri i saj nuk i pëlqente më. Vazhdimisht vazhdonte të mohonte cdo gjë nga e kaluara. I vinte turp të fliste për babanë e saj, për mundin dhe sakrificën e pafund që nëna vazhdonte të bënte për të dhe për vëndin ku ajo lindi dhe u rrit. Fshati për të u bë i huaj, nuk vinte sepse gjykohej. Justifikimet se po punote në si gazetare në një radio private bënin që prindërit e saj të ndiheshin më të qetë dhe krenar për të. Ato nuk e dinin që Zahidja apo Sara sic ishte emri I saj I dytë po bënte jetën që e kishte ëndërruar që në gjimnaz, duke qënë që më herët nuk kishte pasur rastin të dëgjonte për klabe, të dashur, makina luksoze apo plazhe në jug të vendit, vend aq larg dhe ndryshe nga ai ku ajo ishte rritur.

Rrjetet sociale të hapura pas gjashtëmujorit të parë në universitet tregonin për “Jetën e luksit” që ajo bënte. Himara, Saranda, Budva, Gjiri Lalzit , ushqimet me fruta deti, bashkangjitur këtu veshje joshëse dhe foto me njerëz të njohur bënin që ndjekësat virtual dhe jo vetëm ti shtoheshin dita ditës. Me një emër të rremë nga ai I dokumentave ajo dukej sikur po shijonte cdo cast. Vera e nënës së saj në fshat duke punuar fort në pikë të vapës, babait të saj në bjeshkë duke mbledhur bimë kurative kishin një kontrast të dukshëm me jetën që ajo bënte mbi shpatullat e bisnesmenëve të martuar dhe pencionistëve të ve që endeshin rrugëve të kryeqytetit. Sigurisht ajo merrte shumë më shumë se pencioni që gjyshi i saj që cdo muaj ia dërgonte me shoferët e furgonëve të linjës. Kredia vazhdonte të lahej ngadalë ku cdo vit një vic i shitur duhet të shkonte tek banka dhe një tek qejfet që Zahidja kërkonte të bënte. Natyrisht lekët e fshatit ishin pak për të blerë telefonin e fundit, robat firmato që ajo blente apo aksesorët e kushtueshëm. Ajo nuk jetonte më në konvikt dhe nuk merrte më ushqime nga fshati. Nuk studionte dhe disa provime me petagogë i kalonte lehtë. Puna e saj në tri vite si studente e kishte bërë atë të njihej ke kësi lloj punësh. E kundërta ndodh me pjesën tjetër të pedagogëve që me ndershmëri dhe vetëdije të plotë bënë që asaj ti zgjatej shkolla në disa vite.

Ajo nuk arriti kurrë të bëhej një gazetare sic zysha e gjimnazit ëndëronte të bëhej. Madje as në radio nuk punoi kurrë përvec dy emisioneve praktike që pedagogu dhe dashnori saj njëkohësisht trajnonte studentët. Natyrisht rezultati i saj ishte më i mirë se atyre që derdhën djersë për të mësuar dhe punuar fort që me ndershmëri të sigurojnë jetesën. Pas shumë vitesh ajo kthehet e dëshpëruar në fshat, ku cdo gjë kishte ndryshuar përvec dashurisë së pafund të prindërve të saj. Gjyshi i saj vdiq tri vite pasi ajo iku në shkollë dhe kurrë nuk e pa atë të punonte ashtu sic ai kishte qejf ta shihte. Motrat dhe vëllai i saj, të gjihtë me fletë lavdërimi nëpër duar nxitimthi duan të mburren përpara saj….

Zahidja nuk ndoqi një shembull, ose më sakt ajo ndoqi shembullin më të keq që mund të ndiqte. Ajo zgjodhi rrugën më të lehtë për të përballuar sfidat e para në jetën e saj duke e ndryshuar totalisht atë. Ajo nuk përfaqëson aspak ato vajza të forta që po korrin sukses falë aftësive dhe lodhjes për të përballuar ndershmërisht jetesën dhe sfidat e ndryshme. Ajo nuk është fajtore. Fajtor është sistemi dhe shoqëria ku ne jetojmë. Fajtor janë modelet antivlerë që reklamohen dhe që lënë në hije të rinjtë heronj që punojnë fort për të bërë atë krenar atë fshat ku ai lindi.

 

Unë nuk jam nga Kukësi!

 

FB_IMG_1522511716627.jpgNga:Samet Zagradi

Unë nuk jam Kuksian! Por edhe në qoftë se do isha, do e pranoja me nderin dhe krenarinë më të madhe që mund të kem. Unë jam shqipëtar, jam Dibran dhe vuaj si çdo shtetas po njësoj vështirësitë që ky popull është i detyruar ketë. Unë nuk jam i majtë, as i djathtë, as i qendrës dhe prekem po ashtu siç çdo shqipëtar nga çdo e padrejtë që në këtë vend me shumicë bëhen. Jetoj në një zonë aq të varfër sa dhe Kukësi për të mos thënë si e gjithë Shqipëri sepse nuk ka asnjë ndryshim. Jetoj aty ku fëmijëve nuk u ngopet barku me bukë, ku misri i zier u faturohet dy fish mos më shumë. Jetoj, vuaj dhe përpiqem të shtyj ditët bashkë me ta. Shikoj me dhimbje qindra të rinj që pa punë paguajnë çdo gjë taksë pas takse. Jetoj aty ku vargjet migjeniane zënë totalisht pjesën më të madhe të ditës. Kafshatë që s’kapërduhet asht or vlla mjerimi…
Unë nuk jam nga Kukësi por si Kukësi duhet të sillet çdo kush që i mohohet një e drejtë. Nuk dua që të rinj si unë të ikin, të vuajmë kamionëve për shtegtimin drejt Anglisë të flemë rrugëve Francës, Gjermanisë apo çdo shteti tijetër. Unë nuk dua të gjykoj, dua të jem i barabartë me çdo qytetar të republikës së Shqipërisë. Unë nuk dua protestë, nuk dua luftë, zjarr ee benxinë përkundrazi dua që çdo gjë të jetë në rregull por si? Unë nuk dua të politikë, por dua që çdo qytetar i imi ti zbatohet çdo detyrim, që fëmijët e tyre të ushqehen mirë, të marrë çdo shërbim dhe të ndihmohet ashtu siç i takon apo të jetë si çdo qytetar i shtetit tonë. Më dhimsen ato banorë, ato policë dhe ajo cka ndodhi në Kukës por shqipëtarët po vuajnë!
Unë nuk jam nga Kukësi por kuptoj mirë hallet e çdo kuksiani, tropojani, shkodrani, durrsaku apo çdo qytetari sepse unë jam nga ato. Unë, ti apo kushdo që jeton këtu kupton dhee vuan çdo ditë të sigurojë një ditë tjetër jetese. Unë dua që çdo hall të dëgjohet, çdo familjarë të punësohet, çdo i ri të qëndrojë pranë familjes dhe të gjithë të punojmë për vendin tonë. Si në Kukës edhe këtu njerëzit vuajnë. Si këtu edhe atje bisneset po mbyllen, njerëzit po varfërohe, hallet po shtohen. Si në Kukës edhe këtu njerëzit po flasin me vete sepse askush nuk i dëgjon.
Unë nuk jam nga Kukësi por jam qytetar i thjeshtë i këtij shteti. Si unë, çdokush nga ne duhet të flas. Çdokush nga ne duhet të dijë ku të kërkojë. Çdokush duhet të vendos vetë fatin e jetës se fëijëve të tij. Ne duhet të jemi drejtues të vetes tonë. Ngritja dhe advokimi i problemeve tona nuk ka kush e bën, atë duhet ta bëjme ne. Unë nuk jam nga Kukësi por jam me Kukësin. Jam me Shqipëtarët, me çdo hall, brengë apo çdo ideal tonin sepse jam pjesë e kesaj shoqërie.

Pilafët e Klosit!

20180324_225152

Nga: Samet ZAGRADI

Fadil Hallmadhit i bie mendja me u nis e me pa vëlleznit e motrat që prej disa vitesh me familjet e tyre për një jetë sa mirë kanë ik me jetu në Durrës e në Tiranë. U bë kohë pa i pa dhe ishin mbledhë disa sebepe e me patjetër duhet me shku. Ora 8 të e mas darkes dhe gruaja e Fadilit përfundoi me pregatitjen për udhëtimin e nesërm, ndërsa vetë Fadili sapo mbylli telefonatën me shoferin që në shtatë nisej prej stacioni . Ai siguroi dy vënde ndërkohë gruaja e tij mbylli cantat me qepë, patate, gjizë, tlyen e me zahirete që duhet me i cu tek të afërmit e tyre.
Ora 6 pa njëzetë e pesë dhe Fadili me gruen e tij u gjendën mu para stacionit. Pasi një kafeje, gotë rakie dhe nga një kokër makine zunë vend në dyshen e tretë të një furgoni 20 vendesh ngjyrë gri. Për pesë minuta furgoni niset dhe ftohti i ditëve të fundmarsit nuk ka penguar dëshirën për me udhëtuar. Dikush për hall, dikush për qejf e dikush si vetë Fadil Haĺlmadhi duhet me shku me la disa sebepe.
Furgoni u nis e pa kalu Dobrovën akoma krejt sediljet u plotësuan me njerëz t’gjinive e t’moshave të ndryshme. Muzika e lartë shoqërohej në kombinim perfekt me lëvizjet e duerve të shoferit trupgjatë e të hijshëm që me plot dëshirë u shpjegon dy vajzave studenteve që shteti po u merr shpirtin me taksat që vendos.  Nuk ja vlen më :- shfryn i inatosur mbi timon e makinës së tij. Mas shoferit dy gra gati të përgjumura mbanin në prehër cantat dhe pas tyre tri studente që gjatë gjithë rrugës me kufje nvesh e kryet vet ntelefon. A thu edhe ajo e jona rri kshu oj grue:- u afru afër veshit të saj duke pëshpëritur Fadili shtërngon mëngët e xhaketës e turinjtë shtremërohen teksa shikon me përcmim tri shoqet që pa e prish fare terezinë vazhdonin qejfet e tyre.
Furgoni gri vazhdon të cajë përmes rrugës që qindëra herë e ka bërë. Gropë mas gropë rruga nuk soset. Muzikat që u numërohen e su kuptohen fjalët miksohen me diskutime të zjarrta rreth Rrugës së Arbērit dhe ngjjarjeve javën e fundit në parlament. Me pikëllim Fadili argumeton që ndihma ekonomike nuk duhej hequr dhe ku ndoshta për herë të parë në atë udhëtim ranë dakort të gjithë udhëtarët të ulur pas dyshes së tretë.
Pas dy orësh furgoni në dukje i lodhur ndalon mu përpara një godine me një derë dhe shkallë që të ngjisnin deri brënda. Dera shinë e komanduar e furgonit gri u hap e prej saj dolen studentet, gruaja, Fadili e shumë bashkëudhëtarë që të lodhur që me mund erdhën deri aty. Qëndruan disa caste, u qetësuan dhe u drejtuan drejt shigjetës ku më shkronja të mëdha shkruhej WC. Të them të drejtën vetë banjo nuk mund të quhet, me dyer të pa sigurta, uji i bollshëm që rrjedh nën këmbët tua dhe një erë që pas furgonit ndihmon të trazojë stomakun. E pas rojes tek dera e wc se grave Fadili bashkë me gruan e tij drejtohen drejt atyre shkallëve që të cojnë drejt pushimit të këtij udhëtimi.
Në tavolinë e vetme të lënë bosh zu vend gruaja dhe Faili i cili teksa po fërkonte duart pëshpëriti si ndërvete:- ca të marrim. Dy pilaf me vezë dhe kos:- gruaja flet me një zë më të lartë kamarierit që rrëmbimthi akoma pa sosur fjalën zonja sjell pjatat dhe pëprlas mbì tavolinë. Turinjtë e gruas dhe të shoqit të saj u rrudhën nga sjellja e pakëndëshme e tij. Ftohtë koha, ambjenti në lokal, ftohtë sjellja dhe pilafi me vezë aq i ftohtë saqë dy bashkëshortët nuk donin as të tentonin ta provinin. Minutat e pushimit mbaruan, njerëzit paguan lekët e si koshere mblidhen në furgon.
Shija e hidhur e pilafit të Klosit ndihej akoma ndihej tek të gjithë udhëtarët. Asnjë nuk fliste as shoferi, as vajzat, as të moshuarit, as gruaja madje qetësi kishte rënë edhe ai tipi që gjithnjë kishte një mendim. Qetësinë e prishte vetëm uturima e motorrit të furgonit gri që vazhdonte rutinën e cdo dite. Brënda gjindej Fadili që me shijen e hidhur të pilafit të ftohtē buzëqesh herë pas here teksa mendon që do shikojë njerëzit e tij kaq të dashur që prej kohë kan ik nga qyteti tyne. Qeset tashmë mbushen me të vjellat e dala nga stomaku i trazuar filluan të rralloheshin duke i lënë rradhën gjumit të trazuar nga momenti në moment.
Furgoni gri ecte pa pushim. Gropat, kthesat e shumta qè shqetësonin prej tri orësh duket sikur u rralluan. Furgoni bie në qetësi, në rrugë më tmirë e njerëzit sikur ngrohen e nisin të flasin. Autostrada filloi e mbaroi me bisedën tashmë më të qetë sërish për Rrugën e Arbërit dhe cfarë do zgjidhte ajo në qoftë se do bëhej.
Motorri i furgonit u fik, e kësaj rradhe u fik për të mos udhëtuar më tej. Lodhja duket tek të gjithë teksa vihen në rradhë pë të shlyer detyrimet ndaj furgonit gri dhe shoferit trupgjatë e të hijshëm. Çantat e rënda si hallet e cdo Dibrani e shqipëtari të zonjës dhe zotit Fadilit me vështirësi vendosen në një benz po gri ashtu sic kjo ditë ishte. Më pas një përqafim i sinqertë nga një i ri, që sipas fjalëve të zonjës ishte nipi i të shoqit dukej sukur u zbut ajo ftohtësi e mëngjesit ndibër dhe e pilafit të Klosit që akoma mban shijen e hidhur në gojët e tyre.

Përse duhet ndërtuar Rruga e Arbërit?

received_748961151966852-01

Nga: Samet ZAGRADI

Opinion.

Dibra është një zonë e varfër në verilindje të shqipërisë, me një popullsi afro 87,000 banorë, me një sipërfaqe prej 761 km katror dhe që ka si qëndër qytetin e Peshkopisë. Ka një reliev kryesisht malor. Ajo kufizohet në lindje me republikën e Maqedonisë,dhe Kosoves,në veri me Kukësin ,në perendim me Mirditën dhe në jug me Bulqizën.
Kjo zonë është një nga zonat më të varfëra të Shqipërisë,me një ekonomi poshtë minimales se jetesës. Ekonomia e kësaj zone mbahet kryesisht nga emigracioni dhe nga bujqesia e blegtoria duke pasur një reliev të përshtatshem. Lidhja me kryeqendrën e Shqipërisë është mjaftë e vëshirë,duke ndjekur një intenerar mjaftë të lodhshëm dhë të rrëzikshem. Këto banorë duhet të përshkruajnë rreth 180 km përmes shtigjeve të rrezikshme si ajo e “qafës se buallit” rreth 1500 m mbi nivelin e detit. Intenerari për të vajtur në Tiranë është sa torturues aq dhe gjatë. Banorët e kësaj zone duhet të kalojne,qytetin e Bulqizes,Klosit,Burrelit, më pas Milotit,Fushe Krujes.
Ndertimi I kësaj rruge do ishte me të vërtetë një shpëtim për të gjithë këtë trevë duke sjelle zhvillimin jo vetëm të kësaj zone por edhe një përmirësim të mardhënjeve ekonomike mes Shqipërise dhe Republikës së Maqedonisë. Ky aks shkurton ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë,ul lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit si dhe do të jetë një variant me kushte më të mira gjeologoinxhinierike,e hidrologjike.
Dibra është në vetvete një hangar i prodhimeve bujqësore e blegtorale. Në mungesë të rrugës,të gjithë këto prodhime destinacion kanë mbetjen stok e më pas hedhjen e tyre duke cuar dëm një vit punë të fshatarit dhe një deficit ekonomik të kësaj zone. Ndërtimi I “Rruges se Arberit” do tu jepte frymëmarje tregut bujqesor dhe blegtoral,si dhe do të kthente banorët që me të drejtë janë zhvendosur me banim në zonat më të zhvilluara kryesisht, Durresi dhe Tirana. Dibranët shquhen për njerëz të punës,dhe mjafton të bëhet rruga,Dibrën do ta zhvillojnë ato.
Peshkopia është një qytet jo i madh por me vlera kulturore,artisitke dhe me resulse natyrore dhe turistike për të pasur zili. Ëndëra e Dibranëve “rruga e arberit” do ti jepte nje bum të madh turizmit dhe ekpsozimit të vlerave morale dhe kulturore që gëzon kjo treve. Mali I Korabit mali me I lartë Shqipëri me bukuri përallore,parku kombëtar I Lurës si dhe Liqenet e saj, kanionet e mrekullueshme të lumit Drin, traditat dhe ushqimet unike të tradicionale,do ishin një vitrinë mjaftë optimale për promovimin e kësaj treve që do sillte një zhvillim të madh ekonomiko-kulturorë. Llixhat e Peshkopisë janë të vetmet më të mëdha në Ballkan me ujin e tyre termal dhe kurativ janë burim I madh të ardhurash. Në rast se kjo rruge ndërtohet ekonomia shumëfishohet.
Rruga e Arbërit,vetëm 75 kilometra do të lidhë Tiranën më Peshkopinë,dhe (Dibrën e madhe) Maqedoninë. Kjo rrugë fillimin e saj e ka në qëndër të Tiranes,përgjatë Rrugës së Dibrës për të arritur në Brar dhe kaluar shkallën e Tujanit,luginen fantastike të Brarit,në luginën e ngushtë të malit të Dajtit,ne kanionet magjike të ngushtë ë të thellë. Rruga pëershkon luginën malore të Shpatit,Murrizës,nga ana e Tiranës duke dalur në anë të lumit të Matit mbi urën e Vashes dhe pasi kalon luginen e Planit të Bardhe dhe tunelit të Qafës së Buallit del ne luginën e mirënjohur të Vajkalit,zallit të Bulqizës,Zerqanit,deri në fushën e Gjorice të pellgut të Dibrës dhe për të vazhduar deri në Dibër të madhe.
Kjo rrugë do të kishte nje ndikim shume të madh dhe në thithjen e investitorëve të huaj,duke ngritur fabrika mineralesh ,fabrika te përpunimit të pemëve frutorë dhe investime te rangjeve te ndryshme. Lidhja me Maqedoninë nëpërmjet kësaj rruge do të ishte një plus akoma më I madh jo vetëm për Dibrën por pëe të gjithë shtetin shqipëtar. E thënë me pak fjalë,qeë eëndërra e të gjithe dibranëve është shpëtimi nga kjo gjendje dhe ky shpëtim e ka emrin vetëm “Rruga e Arbërit”

Për ty o njeri!

Screenshot_20180316-220834.pngNga: Selman Daka

Për ty njeri…
O biri i Adami dhe i Havait !
Je thjeshtë një qënie më e zhvilluar, prandaj duhet pranuar. Falendero krijuesin tënd për cdo humbje apo fitore, Allahun ( xh.sh) ! Mos u habit nga fakti që je qënie më e zhvilluar, është një univers që do shumë punë dhe kohë për t’u eksploruar. Mish dhe koc ke sa kohë që ke me jetuar. Fati të ka destiluar që t’i të quhesh njeri. Por, mos mendo se je aq i zgjuar. E mira dhe e keqja me ty i dashur jane, por mendo se jemi aq përfekt. Por, nuk është nevoja që t’i të humbsh shpresën për të jetuar. Por, ulu pak dhe mendo mirë ku i keni mangësit. Madje, mos dëgjo veten tënde, vetëm prisni pak çaste. Mësoni të jeni të heshtur edhe mese të qartë. Analizo vetveten tënde kush je ?! Merita që ju prisni të korrni, jane falë Allahut ( xh.sh ) që ju ka falur ! Prandaj, mos heshtë së menduari por lexoni se nuk është vonë aspak…
( Unë Seli që nisa ta shkruaj. Jam një i ri, dështak disi dhe mjaft i vuajtur ne shpirt. )

Malok!

Screenshot_20180316-203159.png

Nga: Samet ZAGRADI

E c’duhet te them kur me pyesin nga vij? Te shtirem apo te genjej per tu shpetuar steriotipeve tuaja? Nuk mundem. Edhe nese do mundesha nuk dua! Po nuk dua. Preferoj te jem ky qe ajo krahine me gatoi te jem. U linda nga dy prinder te varfer, por te ndershem. U rrita me baze te shendoshe morale dhe erdha ketu tek ju,ne metropol. Erdha ketu me forca, te punoj edhe te ec jo se e dua kete vend. Perkundrazi ky vend ma shpif. Erdha ketu me ide te qarta, te te them qe nje “malok” ja del edhe kur steriotipet tuaja te pengojne idene qe nje fshatar mund tia dale. E pranoj jam nga fshati, jam malok por jam i barabarte me ty qe ke nje jete ne mes te Tiranes. Erdha te te them keto maloke,qe thua ti perbejne gjysmen popullsise se metropolit tend. Jane ne poste drejtuese dhe ti akoma ha buke me gjize pa kripe. Mendja lindi ne Shkoder por fjeti ne Diber:- thote populli, e kush me mire se koha e deshmon kete.
Erdha ketu,jo se doja por rrethanat me sollen. Erdha te shkollohem e me pas te kontriboj per vendin tim. Ky vend me mbyt. Paragjykimet po ashtu.
Doja te theksoja se historia nuk na njeh te tille,perkundrazi ajo flet katrciperisht ne favorin tone. Doja te kujtoja qe shtetin e themuan keto “katunaret” Tiranen po ashtu keto “katunaret” e zhvilluan.
Shqipetaret jane nje. Pra e ke te kote te etiketish toske,gege malok apo laluc.
Besa, bujaria ,forca e zakonit dhe trimeria jane indikacione treguese x ty paragjykues.
Per Ty. Po per ty po te flas. Ti qe rri me mes te bllokut,qe baze familje dhe morali nuk ke. Ti paragjykues ndaj ndaj “malokeve” qe ne te vertete as emrin nuk e thua sakte. Ne jemi malsore dhe me krenari e pohojme kete. Para se te flasesh bindu ku je. Mblidh familjen,behu human,eduko femijet dhe bej ate qe maloket po bejne. Po punojne dhe jetojne ashtu sic na ka pasur gjithmone hije.

Staraveci, ballkoni i Dibrës!

Nga: Samet Zagradi
Është vetëm 1.3 km larg qëndrës në pjesën veriore të qytetit të Peshkopisë,pjesë e njësisë administrative (qendër)Tomin. Një nga fshatrat më të mëdhenj te rrethit Dibër,i ndërtuar kryesisht nga familje të ardhur nga fshatrat më të thellë duke qenë se pozitat gjeografike ishte më e favorshme për një jetesë më të mirë dhe më të lehtë.
Hijerëndë qëndron sipër qytetit,si për të treguar që ky vend ka qenë bazë e shumë luftërave,ngjarjeve te rëndësishme të historisë. Quhet ndryshe “Ballkon i Dibrës” epitet ky i marrë, duke qenë se nga aty shihet një panoramë fantastike e qytetit. Në pika të ndryshme strategjike mund të shihet cdo lagje apo pjesë të rëndësishme. Staraveci shërben edhe si urë lidhëse me qytetin,të fshatrave Bahute,Shimcan,Zimur si dhe për bjeshkët fantasitke të Gramës të cilat i shoqëron një bukuri e pashoqë. Kultura dhe tradita qëndrojnë të lidhura fort me njëra tjetrën në këtë vend,duke e bërë që normat shoqërore,edukativo-fetare dhe tradicionale te mbeten akoma një trend. Bazat fetare myslimane respektohen pothuajse nga të gjithë por besimtarë të devollshëm janë më të paktë në shifra. Numri i familjeve që jetojnë në fshatin Staravec ka ardhur duke u ulur si pasojë e lëvizjes së popullsisë në zonat urbane.
Rreth viteve 2000 në atë zonë jetonin rreth 170 familje, ndërsa në ditët e sotme ky numër ka rënë ndjeshëm në 120. Nga ky fshat kanë dalë figura të spikatura në profesione te ndryshme si mësues,pilotë,ushtarak, bisnesmen të cilët i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël vendit. Pjesa më e madhe e fëmijëve nga mosha 10-18 vjec arsimohen në shkollat e qytetit me mendimin e një arsimi me cilësor dhe më avangard. Historia dhe njerëz të ndryshëm shprehen disi në kontraditë për origjinën dhe historinë e këij vendi këtij vendi duke dhënë versione nga më të ndryshmet.
Emri i këtij fshati thuhet se vjen nga gjuha sllave, “Staro” një udhëheqës i madh në luftën kur vendi ishte i pushtuar serbët shumë kohë më parë. Staravec, më konkretisht “vendi Staros”. Ekonomia e këtij vendi kryesisht varet nga emigracioni,bujqesia dhe bisneset private. Ka një ekonomi jo shumë të zhvilluar,pasi edhe investimet në ketë fshat prej 20 vitesh lënë për të deshiruar.
Rruga kryesor që lidh fshatin me qytetin është një nga rruget më te amortizuara dhe të rrezikshme të rrethit,edhe pse është një distancë mjaftë e vogël. Kanalizimet,uji i pishëm, ai vaditës dhe mungesa vëndeve për sistemimin mbeturinave janë problemet më të shumta që shqetësojnë këtë popullatë. Terreni malor i këtij fshati bën që vështirësitë e banoreve të shtohen sidomos në stinen e dimrit pasi vështiresia për të lëvizur shtohet ndjeshëm.20180214_073036
Transporti i njerzive bëhet nëpërmjet fugonëve,makinave private dhe në të shumtën e rasteve edhe ne këmbë pasi distance nuk është shumë e madhe. Jetesa në këtë fshat nuk është edhe aq e thjeshtë:- shprehen banorët pasi kiza ekonomike dhe papunësia e madhe nuk ka shpëtuar pa i prekur dhe ato. Ndihma ekonomike siguruar nga shteti nuk përmbush nevojat bazë të këtyre banoreve. E vecantë nga të gjithë vendet ndoshta dhe në Shqipëri janë llixhat me ujë kurativ,një vlerë mjaftë e madhe që një pjesë e madhe e tyre janë ne trojet e fshatit Staravec.
Lajthia është një tjetër e vecantë e këtij fshati pasi i gjithë mali i Staravecit është mbushur me bimën e lajthisë,produkt ky mjafë i kërkuar dhe i konsumueshëm.
Pjesa bujqësore dhe blektorale luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij fshati, pasi shteti mundohet ti mbështesë duke përdorur grande apo subvencione në ndihmë të tyre. Molla,arra,patatja,qershia janë produktet të cilat fermeri Dibran prodhon më së shumti dhe nxjerr në treg nje produkt mjaftë cilësor. Dhitë,delet dhe lopët janë një pjesë ndihmëse popullatës pasi përdoren pëe përdorim vetjak dhe jo vetëm. Shumë njerëz dinë,për këtë fshat shumë jo. Por dhe ato që dinë pak them që kanë akoma me shumë për të mësuar rreth cdo gjëje që karakterizon Staravecin si vend.

LEAVE A REPLY

Një kafe!

FB_IMG_1520887402975

Nga: Alban TUFA

Tahir Shqima i ra bulevardit cep e m’cep duke numëruar hapat, ku mesatarisht njê hap përfshinte tre-katër pllaka, derisa në fund i dolën 853 hapa e gjysëm. Pasi e pa se nuk kishte ç’të bënte më i tha vetes se kishte nevojë për një kafe. Kujtoi që nuk kishte pirë asnjë që prej ditës së djeshme dhe këtu u bind që duhet të ulet me patjetër diku. Pasi mori këtë vendim (që për habinë e tij iu duk drastik), dhe kur u fut apet në dialog me veten, i tha se duhej të ulej në një kafene të qetë, pa njerëz, nga ku mund të këqyrte njerëzit dhe një pjesë të mirë të bulevardit.

Pasi e i erdh në mend një vend thuajse i përshatshëm për të kullotur mendimet e tij, herë të befta e herë të tjerrura, shkoi dhe u ul mu në tavolinën më afë xhamit. Edhe pse letra që ia zinte disi pamjen e pllakave të gurta të bulevardit shprehte në semiotikën e saj ndalesën e pirjes së duhanit, ai e nxori paketën. E kafshoi me buzë, ndezi çakmakun dhe pasi ndezi me të ciagaren, sa nuk dogji edhe baluket që i morën teposhtë ballit kur gërmoi kokën.
-Çfarë do pini zotëri?- e pyeti një vajzë tek të njëzetat.
Tahir Shqima e pa si i shashtisur në fytyrën e saj gjithë femër dhe pas disa çastesh i tha:
-Veç një kafe.
Ajo ktheu shpinën dhe iku drejtë banakut, pa i thënë asgjë për cigaren.
Tahirit se ç’ia shkrepi në kokë se edhe kjo vajzë mundej me qenë dashuria e tij, madje, koka, po i nxirrte një konstatim të tillë që ai sapo u dashurua me të. S’qe habi. Fundja, ai kështu dashurohej me të gjitha. Sapo sytë e jeshiltë të Tahir Shqimës shihnin një vajzë, dashuroheshin marrëzisht pas saj, dhe këtë ia bënte “ora amin” edhe koka e tij prej të riu.

Vajza u kthye me kafenë në tabaka dhe ia la mbi tavolinë, duke e përmbyllur misionin e saj me një “të bëftë mirë”. Ai nuk i tha asgjë, vetëmse e pa në fytyrë, dhe mandej e skanoi kokë e këmbë. Cigaren e shkundi në mbajtësen e filxhanit dhe pasi trazoi sheqerin që hodhi në të, rrufiti kafenë e zezë si lëng thëngilli.
Tek po soste shikimin e tij në bulevard i zunë sytë njërën prej të dashurave të tij, mandej një tjetër, e një tjetër, një tjetër e kështu me rend.

I shikonte Tahir Shqima se si i kalonin para syve, brune e bjonde, syzeza e sykafta, dhe zemra sa nuk i çahej. Në ndërkohë që sytë nuk i ngopeshin duke parë matanë doppioxhamit të kafenesë, ia behu një shi i rrëmbyeshëm sa për pak mimuta bulevardi u boshatis. Kafeneja ku ai qëndronte i vetëm me banakieren dhe kamarieren erdh e u mbush dingas me njerëz. Pasi nuk pat se ç’të shihte më, dhe që dashuritë iu zhdukën aty për aty, u kthye apet me këmbë në tokë.

Kujtoi që kishte një muaj që e kishin heq nga puna dhe akoma nuk e kishte kuptuar arsyen pse. U zhyt apet si pa dashje në debat me veten dhe pasi mendoi një copë herë i qetë, rrufit edhe një gëllënjkë të fundme kafeje dhe konstatoi në mendje: “Në këtë vend nuk mund të kesh kurrë një punë dhe dy të dashura”.
Ndërsa tek çohej duke lënë 70 lekët mbi tavilinë, tha disi me zë:
-Vend i mallkuar.

Të vish nga Dibra!

IMG_20180309_075732_266

NGA: Samet ZAGRADI

Vijmë nga larg, midis vështirësive të panumërta, e përpiqemi të ecim njëkohësisht me pjesën tjetër të shoqërisë. Ne përpiqemi me sforco të shumta të tregojmë vlerat që vetëm një zonë e bekuar dhe e pa kursyeshme di ti japë. Jetojmë mes sakrificash të bindur për një qëllim të qartë, e nje të ardhme të sigurtë. Punojmë fort, nuk lodhemi dhe besojmë realisht në afëtsitë tona. Të besosh, e të përpiqesh të mbijetosh në vështirësi, madje të jesh i suksesshëm pa harruar nga vjen do të thotë shumë. Të rritur me ujin e freskët e nën hijen e Korabit madheshtor, e të ushqehesh me oratori magjepsëse të odave dibrane, me ushqimet dhe me traditat unike te saj duhet të ndihesh vërtetë me fat. Të rritesh në odat e Dibrës me bëmat e Elez Isufit, me mjeshtërinë e fjalëve të Dine Hoxhës, apo me oratorinë e pashoqë që vetëm një Dibran din ta kuptojë do të thotë shumë. Do të thotë të jesh me fat për atë tokë dhe atë mënyre jetese që je rritur. Të rritesh me njednjën e atdhedashurisë ashtu sic Skënderbeu bir i Dibrës u kthye për vatanin e tij. Të thithësh ajrin e bujarisë së këtij vendi, e të mësohesh me kulturën e mikepritjes, besnikërisë, zgjuarësisë dhe punës tregon që Dirbra dhe Dibranët ja kanë dalë gjithmonë ashtu sic historia e ka thënë gjithmonë. Arti i fjalës dhe kultura e të qënurit njeri jetojnë thellë në shpirtin e cdo Dibrani, që padyshim detyrimi më i paktë moral është të ndihet krenar nga vjen, të bëjë krenar Dibrën dhe të jetojë me me nder kudo që të jetë. Të vish prej Dibrës do të thotë të ecësh me sforco përtej limiteve që ndoshta disa vetë natyra i ka vendosur. Të kalosh pengesa në dukje te pakalueshme. Të qëndrosh i heshtur mes qindra vështirësive dhe të përpiqesh të mbijetosh mbetet zgjedhja e vetme që nga fëmija deri tek plaku. Të vish nga Dibra do të thotë të jetosh mes mureve të kalbur te varferisë në dukje i pashprese, ku mbijetesa për shumicën bëhet objektiv kryesor i jetës. Harruar nga cdo sistem politik dhe braktisur nga cdo shërbim që i takon. Mohuar, cënuar dhe copëtuar padrejtësisht e ndarëne dysh me kufinj shtetëror. Paragjykuar pa të drejtë, pa e njohur e pa pasur asnjë informacion për cka flasin. Të jesh nga Dibra do të thotë të ndihesh i paragjykuar akoma pa të njohur. Më pas ,vlerat unike që vetëm ajo krahinë di të ti falë të bën të jesh ai që këto tabu të thyhen në qindra copëza suksesi. Të vish nga Dibra do të thotë një bagazh i mbushur me norma, doke, tradita e një kulturë të papërsëritëshme dhe unike. Shtyllë e një familje të shëndoshe. Kulturë pune, dhe këmbëngulje deri në skaj. Njerëz bujar, punëtorë karakteristikë kjo e cdo Dibrani anë e kënd saj që me sakrificë përpiqen të mbajnë gjallë atë cka të parët amanet ua lanë. Të vish prej Dibre do të thotë shumë. Jemi të varfër por të ndershëm. Jemi mësuar të na vrasë morali, ndrërgjegjia po ashtu . Ndoshta larg trendeve të fundit, jo aq të “modernizuar” dhe të shfrenuar por cdo gjë e kanë me nder. Madje zotërojnë më shumë se një pjesë e madhe e shqipëtareve. Ky fakt të bën të ndihesh krenar për ta, më bën të shkruaj, flas fort që ne nuk jemi ashtu sic ju na thoni, jemi ashtu sic ju do donit të jeni. Ne zotërojmë familje të shëndoshë, me rregulla, norma të cilat tashmë rrallë kush i ka. Kemi ditur gjithmonë të flasim, të veprojmë, drejtojmë dhe të jemi të sukssesshëm aty ku kemi vepruar. Kemi ditur të punojmë me nder dhe të zaptojmë botën, të jemi kampion bote, talent ndërkombëtarë por pa harruar kurrë kush jemi dhe nga vijmë. Pa harruar kurrë që në venat e tyre rrjedh gjaku i Skenderbeut dhe i paraardhësve tanë që shqipëria krenohet me to. Të vish nga Dibra do të thotë të ndjesh detyrim moral të mos humbësh traditën e të bërit Dibrën krenare për ty. Të vish nga Dibra do të thotë të ndihesh me fat që vjen nga një zonë që historikisht do merret shembull. Të vish nga Dibra duhet ndihesh me fat, që ke fatin e madh të marrësh emrin “Dibran”.

 

Shën Valentin në qytetin tim

Shën Valentin në qytetin tim

Ftohtë. Dielli i 14 shkurtit sapo hapi sytë mbi qytet. Dëbora e vonuar e këtij viti nuk zbehu aspak dëshirën për të qenë pjesë e kësaj dite kaq të shumëpritur. Zbrazëtia e rrugëve te qytetetit fillon të zbehet që në ardhjen e fugonëve të parë. Dikush me apo dikush pa zinxhirë të gjithë arritën në destinacion. Sot është ditë ndryshe. Ndoshta për disa mbetet historikisht speciale! Pregatitjet morën fund që në mbrëmje e kaluar. Minifundet, streçet, golfat e kuq, taka 12 cëntinëshe, kostumet seriozë dhe një “make up” prej profesionisti s’duhet të mungonin. Kjo ditë duhet të mbahet mend.
Kinkaleritë, kioskat dhe dyqanet e luleve çelën qepenët më herët se çdo dite. Dyqanet e robave dhe këpucëve sot punuan më tepër se çdo ditë tjetër të këtij viti. Bulevardi maskilist në rikonstruksion e sipër të paktën një ditë të vetme do të shkilet dhe nga gjinia femërore. Çdo ditë këto gra në shërbim të familjeve ngujohen e sot ato lënë çdo gjë për të festë. Pikërisht sot mund të ecësh lirshëm, pa frikë, pa sikletin se ca gojë do hapen vetëm duke folur për ty. Sot u përfol çdo çift por të paktën në tërësi.
Diku një ilegalisht një dorë në qafë, diku një shtërngim dore e diku fshehtas një puthje duket sikur shkrin tabunë e një viti tërë. Dikush guxoi dhe të thyej tabu duke bërë supriza në sy të njerzive. Disa vishen bukur, ndoshta vetëm për për një foto dikush vetë për të qenë pjesë e kësaj dite. Disa kanë vite të dashuruar, disa një vit, disa një muaj e disa kanë kanë turp të flasin për qëllimin e kësaj ditë.
Lokalet nuk kanë flukset e zakonshme. Turizmi sot ka një pamje tjetër. Dikush pati takimin e parë aty e dikush të detyruar të ndjekin një ritual të krijuar rishtaz për shën valentin. Të tjerë lokale të rinj përpiqen të ilustrojnë sadopak atmosferën e kësaj feste. Dikush nuk din as tematikën e shën valentinit, e dikuash del për inat të shokut, përse del
ai.

auto_peshkopia-debore11518371131


Rekordi pastave të shitura nuk mbetet pas nga trendafilat apo dhuratat që çiftet mbanin në duar. Gratë sot nuk tradhëtohen, as nuk rrihen madje për ironi të fatit atyre sot u jepen lule. Të paktën një ditë.
Dhurata simbolike. Trëdafila tek, kuti këpucësh, këmishë burrash, ora e deri tek çorapet e grave shërbejnë si justfikim dashurie. Dikush një kafe, dikush një sufllaqe pa qepë, dikush një pije e dikush e ka lënë të festojë në darkë. Të tjerë përdorën piceritë ku me një “4 stinët” 2 çifte kaluan një ditë ndryshe. Të gjithë sot u përpoqën por vetëm sot të paktën sipas mundësive. Nesër ditë e re avazi i vjetër. Gratë rikthehen shërbetore, objekt prodhimi dhe të ngujuara brënda. Të paktë janë ato që dorë për dore do dalin nesër pa frikë në qytet, do flasin lirshëm do e do duhen pa dorashka si për shën valentin. Nesër bulevardi do mbetet gjatë gjithë ditës maskilist.

|Samet Zagradi|