Një kafe!

FB_IMG_1520887402975

Nga: Alban TUFA

Tahir Shqima i ra bulevardit cep e m’cep duke numëruar hapat, ku mesatarisht njê hap përfshinte tre-katër pllaka, derisa në fund i dolën 853 hapa e gjysëm. Pasi e pa se nuk kishte ç’të bënte më i tha vetes se kishte nevojë për një kafe. Kujtoi që nuk kishte pirë asnjë që prej ditës së djeshme dhe këtu u bind që duhet të ulet me patjetër diku. Pasi mori këtë vendim (që për habinë e tij iu duk drastik), dhe kur u fut apet në dialog me veten, i tha se duhej të ulej në një kafene të qetë, pa njerëz, nga ku mund të këqyrte njerëzit dhe një pjesë të mirë të bulevardit.

Pasi e i erdh në mend një vend thuajse i përshatshëm për të kullotur mendimet e tij, herë të befta e herë të tjerrura, shkoi dhe u ul mu në tavolinën më afë xhamit. Edhe pse letra që ia zinte disi pamjen e pllakave të gurta të bulevardit shprehte në semiotikën e saj ndalesën e pirjes së duhanit, ai e nxori paketën. E kafshoi me buzë, ndezi çakmakun dhe pasi ndezi me të ciagaren, sa nuk dogji edhe baluket që i morën teposhtë ballit kur gërmoi kokën.
-Çfarë do pini zotëri?- e pyeti një vajzë tek të njëzetat.
Tahir Shqima e pa si i shashtisur në fytyrën e saj gjithë femër dhe pas disa çastesh i tha:
-Veç një kafe.
Ajo ktheu shpinën dhe iku drejtë banakut, pa i thënë asgjë për cigaren.
Tahirit se ç’ia shkrepi në kokë se edhe kjo vajzë mundej me qenë dashuria e tij, madje, koka, po i nxirrte një konstatim të tillë që ai sapo u dashurua me të. S’qe habi. Fundja, ai kështu dashurohej me të gjitha. Sapo sytë e jeshiltë të Tahir Shqimës shihnin një vajzë, dashuroheshin marrëzisht pas saj, dhe këtë ia bënte “ora amin” edhe koka e tij prej të riu.

Vajza u kthye me kafenë në tabaka dhe ia la mbi tavolinë, duke e përmbyllur misionin e saj me një “të bëftë mirë”. Ai nuk i tha asgjë, vetëmse e pa në fytyrë, dhe mandej e skanoi kokë e këmbë. Cigaren e shkundi në mbajtësen e filxhanit dhe pasi trazoi sheqerin që hodhi në të, rrufiti kafenë e zezë si lëng thëngilli.
Tek po soste shikimin e tij në bulevard i zunë sytë njërën prej të dashurave të tij, mandej një tjetër, e një tjetër, një tjetër e kështu me rend.

I shikonte Tahir Shqima se si i kalonin para syve, brune e bjonde, syzeza e sykafta, dhe zemra sa nuk i çahej. Në ndërkohë që sytë nuk i ngopeshin duke parë matanë doppioxhamit të kafenesë, ia behu një shi i rrëmbyeshëm sa për pak mimuta bulevardi u boshatis. Kafeneja ku ai qëndronte i vetëm me banakieren dhe kamarieren erdh e u mbush dingas me njerëz. Pasi nuk pat se ç’të shihte më, dhe që dashuritë iu zhdukën aty për aty, u kthye apet me këmbë në tokë.

Kujtoi që kishte një muaj që e kishin heq nga puna dhe akoma nuk e kishte kuptuar arsyen pse. U zhyt apet si pa dashje në debat me veten dhe pasi mendoi një copë herë i qetë, rrufit edhe një gëllënjkë të fundme kafeje dhe konstatoi në mendje: “Në këtë vend nuk mund të kesh kurrë një punë dhe dy të dashura”.
Ndërsa tek çohej duke lënë 70 lekët mbi tavilinë, tha disi me zë:
-Vend i mallkuar.

Të vish nga Dibra!

IMG_20180309_075732_266

NGA: Samet ZAGRADI

Vijmë nga larg, midis vështirësive të panumërta, e përpiqemi të ecim njëkohësisht me pjesën tjetër të shoqërisë. Ne përpiqemi me sforco të shumta të tregojmë vlerat që vetëm një zonë e bekuar dhe e pa kursyeshme di ti japë. Jetojmë mes sakrificash të bindur për një qëllim të qartë, e nje të ardhme të sigurtë. Punojmë fort, nuk lodhemi dhe besojmë realisht në afëtsitë tona. Të besosh, e të përpiqesh të mbijetosh në vështirësi, madje të jesh i suksesshëm pa harruar nga vjen do të thotë shumë. Të rritur me ujin e freskët e nën hijen e Korabit madheshtor, e të ushqehesh me oratori magjepsëse të odave dibrane, me ushqimet dhe me traditat unike te saj duhet të ndihesh vërtetë me fat. Të rritesh në odat e Dibrës me bëmat e Elez Isufit, me mjeshtërinë e fjalëve të Dine Hoxhës, apo me oratorinë e pashoqë që vetëm një Dibran din ta kuptojë do të thotë shumë. Do të thotë të jesh me fat për atë tokë dhe atë mënyre jetese që je rritur. Të rritesh me njednjën e atdhedashurisë ashtu sic Skënderbeu bir i Dibrës u kthye për vatanin e tij. Të thithësh ajrin e bujarisë së këtij vendi, e të mësohesh me kulturën e mikepritjes, besnikërisë, zgjuarësisë dhe punës tregon që Dirbra dhe Dibranët ja kanë dalë gjithmonë ashtu sic historia e ka thënë gjithmonë. Arti i fjalës dhe kultura e të qënurit njeri jetojnë thellë në shpirtin e cdo Dibrani, që padyshim detyrimi më i paktë moral është të ndihet krenar nga vjen, të bëjë krenar Dibrën dhe të jetojë me me nder kudo që të jetë. Të vish prej Dibrës do të thotë të ecësh me sforco përtej limiteve që ndoshta disa vetë natyra i ka vendosur. Të kalosh pengesa në dukje te pakalueshme. Të qëndrosh i heshtur mes qindra vështirësive dhe të përpiqesh të mbijetosh mbetet zgjedhja e vetme që nga fëmija deri tek plaku. Të vish nga Dibra do të thotë të jetosh mes mureve të kalbur te varferisë në dukje i pashprese, ku mbijetesa për shumicën bëhet objektiv kryesor i jetës. Harruar nga cdo sistem politik dhe braktisur nga cdo shërbim që i takon. Mohuar, cënuar dhe copëtuar padrejtësisht e ndarëne dysh me kufinj shtetëror. Paragjykuar pa të drejtë, pa e njohur e pa pasur asnjë informacion për cka flasin. Të jesh nga Dibra do të thotë të ndihesh i paragjykuar akoma pa të njohur. Më pas ,vlerat unike që vetëm ajo krahinë di të ti falë të bën të jesh ai që këto tabu të thyhen në qindra copëza suksesi. Të vish nga Dibra do të thotë një bagazh i mbushur me norma, doke, tradita e një kulturë të papërsëritëshme dhe unike. Shtyllë e një familje të shëndoshe. Kulturë pune, dhe këmbëngulje deri në skaj. Njerëz bujar, punëtorë karakteristikë kjo e cdo Dibrani anë e kënd saj që me sakrificë përpiqen të mbajnë gjallë atë cka të parët amanet ua lanë. Të vish prej Dibre do të thotë shumë. Jemi të varfër por të ndershëm. Jemi mësuar të na vrasë morali, ndrërgjegjia po ashtu . Ndoshta larg trendeve të fundit, jo aq të “modernizuar” dhe të shfrenuar por cdo gjë e kanë me nder. Madje zotërojnë më shumë se një pjesë e madhe e shqipëtareve. Ky fakt të bën të ndihesh krenar për ta, më bën të shkruaj, flas fort që ne nuk jemi ashtu sic ju na thoni, jemi ashtu sic ju do donit të jeni. Ne zotërojmë familje të shëndoshë, me rregulla, norma të cilat tashmë rrallë kush i ka. Kemi ditur gjithmonë të flasim, të veprojmë, drejtojmë dhe të jemi të sukssesshëm aty ku kemi vepruar. Kemi ditur të punojmë me nder dhe të zaptojmë botën, të jemi kampion bote, talent ndërkombëtarë por pa harruar kurrë kush jemi dhe nga vijmë. Pa harruar kurrë që në venat e tyre rrjedh gjaku i Skenderbeut dhe i paraardhësve tanë që shqipëria krenohet me to. Të vish nga Dibra do të thotë të ndjesh detyrim moral të mos humbësh traditën e të bërit Dibrën krenare për ty. Të vish nga Dibra do të thotë të ndihesh me fat që vjen nga një zonë që historikisht do merret shembull. Të vish nga Dibra duhet ndihesh me fat, që ke fatin e madh të marrësh emrin “Dibran”.

 

Shën Valentin në qytetin tim

Shën Valentin në qytetin tim

Ftohtë. Dielli i 14 shkurtit sapo hapi sytë mbi qytet. Dëbora e vonuar e këtij viti nuk zbehu aspak dëshirën për të qenë pjesë e kësaj dite kaq të shumëpritur. Zbrazëtia e rrugëve te qytetetit fillon të zbehet që në ardhjen e fugonëve të parë. Dikush me apo dikush pa zinxhirë të gjithë arritën në destinacion. Sot është ditë ndryshe. Ndoshta për disa mbetet historikisht speciale! Pregatitjet morën fund që në mbrëmje e kaluar. Minifundet, streçet, golfat e kuq, taka 12 cëntinëshe, kostumet seriozë dhe një “make up” prej profesionisti s’duhet të mungonin. Kjo ditë duhet të mbahet mend.
Kinkaleritë, kioskat dhe dyqanet e luleve çelën qepenët më herët se çdo dite. Dyqanet e robave dhe këpucëve sot punuan më tepër se çdo ditë tjetër të këtij viti. Bulevardi maskilist në rikonstruksion e sipër të paktën një ditë të vetme do të shkilet dhe nga gjinia femërore. Çdo ditë këto gra në shërbim të familjeve ngujohen e sot ato lënë çdo gjë për të festë. Pikërisht sot mund të ecësh lirshëm, pa frikë, pa sikletin se ca gojë do hapen vetëm duke folur për ty. Sot u përfol çdo çift por të paktën në tërësi.
Diku një ilegalisht një dorë në qafë, diku një shtërngim dore e diku fshehtas një puthje duket sikur shkrin tabunë e një viti tërë. Dikush guxoi dhe të thyej tabu duke bërë supriza në sy të njerzive. Disa vishen bukur, ndoshta vetëm për për një foto dikush vetë për të qenë pjesë e kësaj dite. Disa kanë vite të dashuruar, disa një vit, disa një muaj e disa kanë kanë turp të flasin për qëllimin e kësaj ditë.
Lokalet nuk kanë flukset e zakonshme. Turizmi sot ka një pamje tjetër. Dikush pati takimin e parë aty e dikush të detyruar të ndjekin një ritual të krijuar rishtaz për shën valentin. Të tjerë lokale të rinj përpiqen të ilustrojnë sadopak atmosferën e kësaj feste. Dikush nuk din as tematikën e shën valentinit, e dikuash del për inat të shokut, përse del
ai.

auto_peshkopia-debore11518371131


Rekordi pastave të shitura nuk mbetet pas nga trendafilat apo dhuratat që çiftet mbanin në duar. Gratë sot nuk tradhëtohen, as nuk rrihen madje për ironi të fatit atyre sot u jepen lule. Të paktën një ditë.
Dhurata simbolike. Trëdafila tek, kuti këpucësh, këmishë burrash, ora e deri tek çorapet e grave shërbejnë si justfikim dashurie. Dikush një kafe, dikush një sufllaqe pa qepë, dikush një pije e dikush e ka lënë të festojë në darkë. Të tjerë përdorën piceritë ku me një “4 stinët” 2 çifte kaluan një ditë ndryshe. Të gjithë sot u përpoqën por vetëm sot të paktën sipas mundësive. Nesër ditë e re avazi i vjetër. Gratë rikthehen shërbetore, objekt prodhimi dhe të ngujuara brënda. Të paktë janë ato që dorë për dore do dalin nesër pa frikë në qytet, do flasin lirshëm do e do duhen pa dorashka si për shën valentin. Nesër bulevardi do mbetet gjatë gjithë ditës maskilist.

|Samet Zagradi|

Të jesh grua në Dibër

Të jesh grua në Dibër

114662901

Na duhet të udhëtojmë disa orë nga kryeqyteti, në rrugë aspak komode që vështirë se do donte kush ta përshkonte për të dytën herë atë. Largohesh nga Tirana pa kthyer kokën pas, me shpresën se të njëtin realitet do të gjejmë atje përtej atyre maleve.

Arrin në destinacion e përpara syve të shfaqet një qytet heshtur që në agoni përpiqet të mbijetojë nga njëra ditë në tjetrën. Tymi oxhaqeve të ndezur të bën të mendosh që nuk është një qytet i braktisur, tregon një pamje piktoreske që në hyrje dhe që me pak punë bëhet një destinacion mjaftë i mirë turistik.

Peshkopia nuk është një qytet i madh, por një vend që ia vlen të dëgjosh historitë e shumta që banorët e kësaj zone kanë për të na rrëfyer. Qyteti i Peshkopisë mund të përshkohet në këmbë për më pak se një orë, ku dallohen qartë doza të larta maskilizmi, papunësie dhe varfërie. Kjo në qytet, pa imagjinuar fshatrat e panumërt që zona e Dibrës mban.

Të jesh grua në Dibër do të thotë vërtetë shumë, do të thotë të përballesh me vështirësi që një pjesë e grave andej nga erdhëm as në imagjinatën e tyre nuk e perceptojnë dot.
Të gjendura larg trendeve të fundit, në vështirësi po aq sa vetë rruga e jetëve të tyre gratë dibrane me sforco përpiqen të japin maksimumin në shërbim të familjeve të tyre. Mes malesh, dita e tyre nis me herët se dielli e në mbrëmje dielli lodhet para tyre duke fshehur ngadalë rrezet e tij, ndërkohë që dita e tyre akoma nuk ka mbaruar.

Firuze Vrenezi është 48 vjecarja nga fshati Staravec të Njësisë Administrative Tomin dhe ka preferuar që jetesën e saj ashtu sic është dhe traditë në keto zona ta ndërtojë që në moshë të hershme. U martua në moshën 17 vjecare, duke ngulitur thellë në të pandërgjegjëshmen e saj se mund të mendonte për vazhduar një shkollë apo kurs të asaj kohe. Zoti e shpërbleu me 4 fëmijë të cilët tashmë sigurisht i shikon si gjënë më të shtrejntë të saj.

LEXO EDHE:  Fotot-Tjetër dështim i Lulzim Bashës/Sa njerëz e dëgjuan në Dibër

Tashmë ajo është një nënë, një nuse, një vjerrë dhe një krah i fortë në kontributin që ajo jep për familjen dukë gdhirë dhe mbyllur ditën e saj pranë bagëtive dhe tokave të shumta që familja posedon.

“Nuk kam pasur kurrë pushim ne jetën time”- tregon ajo, bagëtia duhet te hajë gjithmonë ajo nuk ka pushim. “Kjo është puna ime”,- janë fjalët e saj e më pas humbet në mes turmës së deleve duke plotësuar kalendarin e përditshëm të punëve të saj.

Si rasti në fjalë qindra gra në Dibër bashkë me frymëmarrjen thithin cdo ditë përgjigjësi më tepër sec në të vërtetë u takon. Lodhja, sakrificat apo vuajtjet e tyre tregohen qartë në rrudhat që parakohe dalin në fytyrat e tyre.

 

Kaq fisnike, larg komoditetit, larg palestrave apo qëndrave estetike gratë në Dibër ruajnë kaq natyrshëm dashurinë dhe kujdesin e pa kursyeshëm për familjen e tyre dhe jo vetëm. Ato mbajnë peshën e cdo gjëje vecanërisht ato një fshat dhe si për ironi të fatit për to nuk flitet aspak.

Me një bismilah, rreth orës 6 të mëngjesit një grua në fshat zgjohet duke filluar sistematikisht kronologjinë e një ditë të zakonshme. Të lidhura fort me traditat pothuajse strikte të zonës gruaja duhet të bëjë cdo gjë, duke filluar nga ndezia e sobës së druve që shërben si sinjal se dera e shtëpisë është e hapur, mjelja e lopës, përgatitja e kafesë për të vjetrit e shtëpisë, pastrimi dhe vogëlsira të tjera të cilat patjeter duhet të mbarojnë gjithmonë para orës dhjetë të mëngjesit.

LEXO EDHE:  TV5 reportazh për Tiranën dhe ëndrrën e saj europiane

Themi mbarojnë, sepse gruaja ka akoma punë. Tashmë jashtë pragut të shtëpisë ajo është e detyruar të punojë edhe fushë pa marrë parasysh se cfarë stine është. Një grua në fshat duhet të të bëj dru, të kosis barin, të prashisë, pavarësisht se shumë prej këtyre punëve u takojnë gjinisë tjetër. Fshati nuk të jep shumë mundësi, e për këtë arsye burrat detyrohen të emigrojnë jashtë duke bërë që gratë të marrin vetë frenat dhe drejtimin e familjes.

Darka sërish ngarkon detyrën gruas e cila duhet të llogarisë edhe detajin më të parëndësishëm. Farfëria, në disa raste ekstreme bën që këto gra të harrojnë totalisht veten e tyre. Shpirtvrarë ato bëjnë cdo punë të ndershme për mbajtur të ngopur të paktën barkun e fëmijëve të vegjël.

Vrapojnë më male pa orar duke mbledhur bimë mjekësore apo punojnë cdo ditë tokat e fshatarëve në pikë të diellit, shiut apo borës pa menduar kurrfarë paragjykimi apo fjale që mund të thuhet. Halli të detyron!

Prania maskiliste në Dibër fatkeqësisht akoma dominon fort duke bërë pothuajse inekzistent reagimin e atyre pak grave që mundohen ose kanë mundësinë të reagojnë për të drejtat apo për një jetë ndryshe nga ajo çka jetojnë. Mentaliteti kaq i ndrydhur mbetet sërish një faktor ndikues që këto gra të heshtin dhe të mbeten akoma nën urdhërin e zakonit.

Burri urdhëron! Në të shumtën e familjeve mashkulli bëhet prijës i shumë dëshirave të gruas apo familjes dukë bërë që zëri i tyre të mos degjohet.
Në Dibër, akoma ekzistojnë tabu të cilat vështirësojnë tejet jetën e grave që jetojnë aty. Akoma shohim vajza të cilat pengohen të shkollohen, e disa me luftë arrijnë të fillojnë gjimnazin dhe mbarojnë atë të martuara. Ndoshta pa i pyetur dhe pse tani më rrallë prapë ky fenomen egziston.

LEXO EDHE:  Basha shpalos programin në Dibër/Çfarë do i ofrojmë shqiptarëve

Shumë gra rrihen por nuk flasin vetëm se njerëzit mund ti gjykojojnë. Shahen, vuajnë dhe prapë bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë vetëm për lumturinë e fëmijëve të tyre që më shumë gjasa do të ndjekin të njëtin shembull.

Akoma në të përditshmen tonë shohim gra që etiketohen me shumëllojshmëri termash vetëm se frekuenton një sallon bukurie apo kur gruaja ka një nivel pak më të lartë se burri sërish fjalëlt vazhdojnë të rrjedhin. Epike kjo! Vetëm se në këtë sens nuk duhet të kuptojmë që nuk jemi mirë.

Gruaja gjithkund ka një rol të rëndësishëm dhë lirisht mund të quhet baza e një shoqërie. Ku më mirë se në Dibër kjo bazë shohim që shfrytëzohet në kapacitet të plotë për të qenë më në shumë në shërbim të të tjerëve sesa në të vetin. Ndryshimet po vazhdojnë të jenë pozitive dhe pse në disa zona me ritme më të ngadalta.

Të jesh grua në Dibër nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi është më e vështirë se të jesh grua në kryeqytet. Duhet të punohet fort që zëri I këtyre grave të dëgjohet sepse këto gra janë me të vërtetë heroina të heshtura.

/Samet Zagradi/

Mos ju lut askujt!

 

Mos ju lut askujt. Bind veten qe mund t’ia dalesh vete ne jete. Asgje nuk eshte e lehte. Beso fort, puno dhe vuaj per te ndjekur endrren tuaj. Beje ate realitet. Beso ne zot, ne fuqite dhe potencialet tua. Do ja dalesh, sepse vetem ti mundesh pa ju lutur askujt. Thyej normat, paragjykimet. Kembengul tek e pamundura. Asgje nuk eshte e pamundur nese ti beson. Mos u dorzo edhe atehere kur ti gjunjezohesh. Genje! Askujt nuk i intereson nese ti vuan. Thuaj jam mire. Jam ulur te lidh kepucen qe te vrapoj serish…

| Samet Zagradi |