Të vish nga Dibra!

IMG_20180309_075732_266

NGA: Samet ZAGRADI

Vijmë nga larg, midis vështirësive të panumërta, e përpiqemi të ecim njëkohësisht me pjesën tjetër të shoqërisë. Ne përpiqemi me sforco të shumta të tregojmë vlerat që vetëm një zonë e bekuar dhe e pa kursyeshme di ti japë. Jetojmë mes sakrificash të bindur për një qëllim të qartë, e nje të ardhme të sigurtë. Punojmë fort, nuk lodhemi dhe besojmë realisht në afëtsitë tona. Të besosh, e të përpiqesh të mbijetosh në vështirësi, madje të jesh i suksesshëm pa harruar nga vjen do të thotë shumë. Të rritur me ujin e freskët e nën hijen e Korabit madheshtor, e të ushqehesh me oratori magjepsëse të odave dibrane, me ushqimet dhe me traditat unike te saj duhet të ndihesh vërtetë me fat. Të rritesh në odat e Dibrës me bëmat e Elez Isufit, me mjeshtërinë e fjalëve të Dine Hoxhës, apo me oratorinë e pashoqë që vetëm një Dibran din ta kuptojë do të thotë shumë. Do të thotë të jesh me fat për atë tokë dhe atë mënyre jetese që je rritur. Të rritesh me njednjën e atdhedashurisë ashtu sic Skënderbeu bir i Dibrës u kthye për vatanin e tij. Të thithësh ajrin e bujarisë së këtij vendi, e të mësohesh me kulturën e mikepritjes, besnikërisë, zgjuarësisë dhe punës tregon që Dirbra dhe Dibranët ja kanë dalë gjithmonë ashtu sic historia e ka thënë gjithmonë. Arti i fjalës dhe kultura e të qënurit njeri jetojnë thellë në shpirtin e cdo Dibrani, që padyshim detyrimi më i paktë moral është të ndihet krenar nga vjen, të bëjë krenar Dibrën dhe të jetojë me me nder kudo që të jetë. Të vish prej Dibrës do të thotë të ecësh me sforco përtej limiteve që ndoshta disa vetë natyra i ka vendosur. Të kalosh pengesa në dukje te pakalueshme. Të qëndrosh i heshtur mes qindra vështirësive dhe të përpiqesh të mbijetosh mbetet zgjedhja e vetme që nga fëmija deri tek plaku. Të vish nga Dibra do të thotë të jetosh mes mureve të kalbur te varferisë në dukje i pashprese, ku mbijetesa për shumicën bëhet objektiv kryesor i jetës. Harruar nga cdo sistem politik dhe braktisur nga cdo shërbim që i takon. Mohuar, cënuar dhe copëtuar padrejtësisht e ndarëne dysh me kufinj shtetëror. Paragjykuar pa të drejtë, pa e njohur e pa pasur asnjë informacion për cka flasin. Të jesh nga Dibra do të thotë të ndihesh i paragjykuar akoma pa të njohur. Më pas ,vlerat unike që vetëm ajo krahinë di të ti falë të bën të jesh ai që këto tabu të thyhen në qindra copëza suksesi. Të vish nga Dibra do të thotë një bagazh i mbushur me norma, doke, tradita e një kulturë të papërsëritëshme dhe unike. Shtyllë e një familje të shëndoshe. Kulturë pune, dhe këmbëngulje deri në skaj. Njerëz bujar, punëtorë karakteristikë kjo e cdo Dibrani anë e kënd saj që me sakrificë përpiqen të mbajnë gjallë atë cka të parët amanet ua lanë. Të vish prej Dibre do të thotë shumë. Jemi të varfër por të ndershëm. Jemi mësuar të na vrasë morali, ndrërgjegjia po ashtu . Ndoshta larg trendeve të fundit, jo aq të “modernizuar” dhe të shfrenuar por cdo gjë e kanë me nder. Madje zotërojnë më shumë se një pjesë e madhe e shqipëtareve. Ky fakt të bën të ndihesh krenar për ta, më bën të shkruaj, flas fort që ne nuk jemi ashtu sic ju na thoni, jemi ashtu sic ju do donit të jeni. Ne zotërojmë familje të shëndoshë, me rregulla, norma të cilat tashmë rrallë kush i ka. Kemi ditur gjithmonë të flasim, të veprojmë, drejtojmë dhe të jemi të sukssesshëm aty ku kemi vepruar. Kemi ditur të punojmë me nder dhe të zaptojmë botën, të jemi kampion bote, talent ndërkombëtarë por pa harruar kurrë kush jemi dhe nga vijmë. Pa harruar kurrë që në venat e tyre rrjedh gjaku i Skenderbeut dhe i paraardhësve tanë që shqipëria krenohet me to. Të vish nga Dibra do të thotë të ndjesh detyrim moral të mos humbësh traditën e të bërit Dibrën krenare për ty. Të vish nga Dibra do të thotë të ndihesh me fat që vjen nga një zonë që historikisht do merret shembull. Të vish nga Dibra duhet ndihesh me fat, që ke fatin e madh të marrësh emrin “Dibran”.

 

Mos harro! 

Mos harro!
Kujtohu që ti ke potencial të fuqishëm për të qenë i suksesshëm. Mundohu të krijosh një ënderr e më pas ndiqe fort atë. Ushqe çdo ditën idetë tuaja me pozitivitet dhe mos lejo që monotonia të mbysë ëndërrat tua. Një ëndërr e mbytur do mbetet vetëm ëndërr.
Asgjë nuk është e thjeshtë por asgjë nuk është pamundur. Puno, sakrifiko, planifiko, shfrytëzo dhe rreziko kudo që të krijohet një mundësi. E në qoftë se nuk ta krijojnë, krijoje vetë atë. Mos lejo asnjë sekond të jetës tënde të shkojë dëm.
Jepi vetes më shumë rëndësi. Rri me njerëz pozitiv dhe qesh. Asgjë nuk ka rëndësi më shumë se vetja juaj.
Beso fort në veten tënde, në idetë, planet, punën që cdo ditë bën. Beso edhe kur mendon që çdo kush ka humbur besimin tek ti.
Lëvis çdo gur, përshtatu me çdo njeri, çdo karakter, çdo situatë mjafton që ti të mos dalësh i humbur. Nuk ka humbje më të madhe se të rrish kot. Fundja asgjë nuk ke për të humbur.
Jeta nuk është e gjatë dhe ne jemi kalimtarë në të. Asgjë nuk mbetet e jona. Buzëqeshi dhe ndihmo këdo qe ke mundësi. Jepi rëndësinë e duhur çdokujt që e meriton. Çdo kush nga ne do marre atë që meriton në jetë. Jeta është si kafene që fund çdokush paguan faturën e tij.
Krijo një vizion dhe jepi kuptim atij. Krijo një emër dhe puno fort për të. Lodhu dhe jepi vetes tënde luksin e të shijuarit suksesin tënd. Ndiq shembuj dhe bëhu shembull për tu ndjekur.
Duaj familjen tënde. Duaj prindërit e tu dhe shperbleu çdo mund dhe sakrificë që kanë bërë për ty. Dëgjo më shumë dhe fol pak.
Mos harro!
Ti duhet të marrësh vetë timonin e jetës tuaj. Jeta juaj varet tek mënyra se si ti mendon. Bëhu ti agjent i ndryshimit të jetës tënde dhe mos lejo askend të bëhet pengesë që ndryshimi të mos vijë kurrë.

|Samet Zagradi|

Good company in a journey makes the way seem shorter. — Izaak Walton

post